Rubrika "Tre vakte në katër stinë ": Gjella e vjeshtës, Mish pule i skuqur me kërpudha
2024-11-07 17:06:35

Nxehtësia e verës largohet gradualisht dhe afron freskia e vjeshtës. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, në vjeshtë duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe shëndetit të mushkërisë. Prandaj, duhet të zgjedhim ushqimet që favorizojnë energjinë yin dhe përmbajnë elemente të pasura ushqyese.

Sot do t'ju paraqes një gjellë të shëndetshme për në vjeshtë: mish pule të skuqur me kërpudha.

Në vjeshtë temperatura dhe lagështia janë të moderuara, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për rritjen e kërpudhave. Në shumë rajone të Kinës dhe të Shqipërisë rriten shumë kërpudha të ndryshme. Kërpudhat e vjeshtës përmbajnë elemente më të pasura ushqyese. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, kërpudha mund të nxitë funksionet tretëse të shpretkës dhe të pakësojë lodhjen, pafuqishmërinë etj., që shfaqen shpesh në vjeshtë.

Mishi i pulës është i pasur në proteina dhe ka një karakter të moderuar. Mishi i pulës i skuqur me kërpudha mund të favorizojë energjinë yang dhe të plotësojë energjinë qi të trupit.