Kryeministri kinez: Mianmari i rëndësishëm në diplomacinë fqinjësore të Kinës
2024-11-07 11:17:13

Foto nga Xinhua

Kina i ka vendosur gjithmonë marrëdhëniet me Mianmarin në një pozicion të rëndësishëm në diplomacinë e fqinjësisë. Ajo do të mbështesë Mianmarin në zgjedhjen e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare, tha të mërkurën Kryeministri i Kinës Li Qiang. 

Li i bëri deklaratat gjatë takimit me liderin e Mianmarit Min Aung Hlaing, i cili ndodhet në Kunming, provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore për Samitin e Tetë të Nënrajonit të Madh të Mekongut, që do të mbahet më 6 dhe 7 nëntor. 

“Kina mbështet Mianmarin në avancimin e pajtimit dhe transformimit politik. Ajo është e gatshme të punojë me Mianmarin për të avancuar në mënyrë të qëndrueshme ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Mianmar, nën kuadër të bashkëpunimit me cilësi të lartë ”Një Brez një Rrugë”, tha Li. 

Ai u bëri thirrje të dyja palëve të forcojnë bashkëpunimin në arsim, kulturë dhe turizëm, të përmirësojnë shkëmbimet lokale dhe të godasin së bashku krimet ndërkufitare, si lojërat e fatit në internet dhe mashtrimet e telekomit.

Gjithashtu shprehu shpresën se Mianmari do të garantojë sigurinë e personelit, institucioneve dhe projekteve kineze atje. 

Min Aung Hlaing tha se Mianmari falenderon Kinën për ndihmën e vlefshme në zhvillimin ekonomik dhe social të Mianmarit dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. 

Mianmari vlerëson rolin pozitiv të Kinës në promovimin e paqes dhe do të bëjë çdo përpjekje për të garantuar sigurinë e personelit, institucioneve dhe projekteve kineze. 

Mianmari shpreson të shfrytëzojë 75-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike vitin e ardhshëm, për të konsoliduar miqësinë dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin në fusha si ekonomia, tregtia, investimet, bujqësia, ulja e varfërisë dhe jetesa e njerëzve, tha Min Aung Hlaing. (Çang Çuo)