Foto nga VCG
Më 7 nëntor, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping, dërgoi një mesazh urimi për Donald Trump, duke shprehur përgëzimet për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Xi vuri në dukje se nga historia kemi mësuar që Kina dhe Shtetet e Bashkuara marrin përfitime nga bashkëpunimi dhe humbje nga luftimet.
Marrëdhëniet e qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme mes Kinës dhe SHBA-së përshtaten me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.
Kina shpreson që të dyja palët të zbatojnë parimin e respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore dhe përfitimeve të përbashkëta me bashkëpunim. Gjithashtu shpreson të shtojnë dialogun dhe komunikimin, të menaxhojnë sa më mirë mosmarrëveshjet, të zgjerojnë bashkëpunimet me përfitime të ndërsjella, të ecin në rrugën e drejtë të ndërtrajtimit, për të krijuar përfitime për të dy vendet dhe tërë botën.
Në të njejtën ditë, Han Zheng, zv/Kryetar i Shtetit të Kinës dërgoi një mesazh urimi për James Vance, duke shprehur përgëzimet për zgjedhjen e tij si zv/President i SHBA-së. (Jiang Lei)