Franca për zgjedhjet presidenciale në SHBA: Europa duhet të marrë fatin në duart e saj
2024-11-07 11:10:45
Foto nga VCG
Europa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta, sipas qeverisë franceze, shkruan “RTSH”.
Përfaqësuesja e qeverisë së Francës, Maude Brejon, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve amerikane dhe fitoren e Donald Trump, tha:
“Ajo që duhet të pyesim veten nuk është se çfarë do të bëjë SHBA-ja, por çfarë është në gjendje të bëjë Europa.
Në një numër të caktuar sektorësh, që janë absolutisht të rëndësishëm, mbrojtja, ri-industrializimi, dekarbonizimi, ne duhet ta marrim fatin në duart tona”.
Lajmet Kryesore