Xi uron Maia Sandu-në për rizgjedhjen si presidente e Moldavisë
2024-11-07 17:56:33

foto VCG

foto VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi  Maia Sandu-së për rizgjedhjen e saj si presidente e Repubikës së Moldavisë.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Moldavia janë vende partnere me miqësi tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur zhvilim të qëndrueshëm dhe të dy vendet kanë bashkëpunuar normalisht në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". "Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-moldave dhe jam i gatshëm që të përpiqem bashkërisht me zonjën Presidente për t'i drejtuar marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e zhvillimit të gjatë dhe të qëndrueshëm," theksoi Xi.