Kina do të emetojë monedhë përkujtimore me Operën e Pekinit
2024-11-07 10:58:19

 Foto nga VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se do të emetojë më 19 nëntor një monedhë përkujtimore që paraqet artin kinez të Operës së Pekinit.

 Foto nga VCG

Monedha prej bronzi, me një prerje prej 5 juanë (rreth 0.7 dollarë amerikanë), përmban emblemën kombëtare të Republikës Popullore të Kinës në anën e përparme, poshtë stemës kombëtare është shenja e vitit “2024”, ndërsa në anën e pasme janë imazhe të roleve femërore nga Opera Kineze e Pekinit, me një kombinim të modeleve me ngjyra dhe grafika dekorative. Në këtë anë është shkruar me fjalët kineze “Arti kinez i Operës së Pekinit” dhe emërtimi “5 juanë”, bëri të ditur Banka Popullore e Kinës, citon “Xinhua”.

 Foto nga VCG

Monedha do të ketë një qarkullim prej 60 milionë copë, sipas Bankës Qendrore. Bankat e caktuara do të trajtojnë rezervimet nga data 12 deri më 13 nëntor dhe më pas do të vazhdojnë me shërbimin e shkëmbimit nga data 19 deri më 25 nëntor. Banka Qendrore ka emetuar më parë monedha përkujtimore që shfaqin artin kinez të Operës së Pekinit.