Netanyahu i ofron Hamasit 1 milion dollarë për çdo peng
2024-11-07 11:05:34

 Kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu (Foto ATSH))

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka ofruar Hamasit një marrëveshje të re, përmes së cilës Izraeli do të paguajë 1 milion dollarë për secilin nga pengjet e mbetura të 7 tetorit dhe do të lejonte që rrëmbyesit e tyre të largoheshin, shkruan “ATSH”.

Plani i kryeministrit izraelit do të përfshijë ushtrinë e vendit të tij, që do të garantojë kalim të sigurt nga Gaza për palestinezët që mbajnë peng izraelitët.

Një zyrtar izraelit tha se pengmarrësit dhe familjet e tyre do të lejoheshin të largoheshin nga Gaza.

Plani vjen pasi grupi terrorist hodhi poshtë një propozim të paraqitur nga Egjipti që parashikonte shpalljen e një armëpushimi dyditor në Gazë, nëse do të ishte rënë dakord të ktheheshin katër pengje izraelite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Hamasi kishte refuzuar sërish të lironte qoftë edhe një numër të kufizuar pengjesh për të siguruar një armëpushim dhe lehtësim për popullin e Gazës.