Xi Jinping i dërgon një letër urimi Konferencës së Parë Botëror të Klasikëve
2024-11-07 11:39:42

Foto nga CMG

Presidenti Xi Jinping i dërgoi të enjten një letër urimi Konferencës së  Parë Botëror të Klasikëve.

Xi Jinping vuri në dukje se qytetërimi klasik është i ndritshëm dhe vazhdon të ushqejë e frymëzojë brezat e ardhshëm. Më shumë se dy mijë vjet më parë, dy qytetërimet e mëdha të Kinës dhe Greqisë të cilat gjendeshin në dy skajet e kontinentit Euroaziatik, dhanë kontribute themelore në evolucionin e qytetërimit njerëzor. Kina dhe Greqia së bashku mbajtën Konferencën e Parë Botëror të Klasikëve dhe krijuan Institutin Kinez të Qytetërimit Klasik në Athinë, i cili krijoi një platformë të re për shkëmbimet kulturore dhe mësimin e ndërsjellë midis Kinës e Greqisë dhe vendeve të tjera anembanë botës.

Xi Jinping theksoi se Kina do të promovojë trashëgiminë dhe zhvillimin e qytetërimeve. Ajo do të forcojë shkëmbimet ndërkombëtare kulturore dhe dialogun midis qytetërimeve globale, duke u fokusuar në kërkimin e mençurisë nga qytetërime të ndryshme. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të zbatuar Iniciativat e Qytetërimit Global, për të zgjidhur problemet e përbashkëta me të cilat përballet njerëzimi si edhe për të promovuar zhvillimin dhe përparimin e qytetërimit njerëzor.

Konferenca e Parë Botëror i Klasikëve u hap në Pekin në të njëjtën ditë, me temë "Qytetërimi klasik dhe bota moderne". Ky konferencë organizohet nga Akademia Shkencave Sociale e Kinës, Ministria e Arsimit e Kinës, Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës, Ministria e Kulturës e Greqisë dhe Akademia e Shkencave e Greqisë në Athinë. (Çang Çuo)