Kina fillon ndërtimin e anijeve të mëdha elektrike me kontejnerë për reduktimin e karbonit
2024-11-07 10:58:45

Foto nga CMG

Një kantier detar kinez ka filluar ndërtimin e anijeve më të mëdha në botë me kontejnerë, plotësisht elektrike, të klasit dhjetë mijë tonë, raportoi të mërkurën “Science and Technology Daily”, citon “Xinhua”.

Dy anijet inteligjente të kontejnerëve, secila me një kapacitet prej rreth 740 njësi TEU, po ndërtohen në provincën lindore kineze të Jiangxi.

Ndërtimi i anijeve elektrike paralajmëron nisjen e një epoke me emetim zero për sektorin e transportit detar të Kinës, ndërsa vendi është zotuar të arrijë kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060.

Tani, xhiroja e kontejnerëve të Kinës renditet e para globalisht dhe vëllimi i saj ndërkombëtar i transportit detar përbënte gati një të tretën e totalit global në vitin 2023. Anijet e ngarkesave në ndërtim, me rreth 128 metra në gjatësi, janë projektuar për të arritur një shpejtësi maksimale prej 11.5 nyje. Pas ankorimit në një port, anija është në gjendje të rimbushet me energji të tensionit të lartë në breg ose të shkëmbejë bateritë e saj për një rimbushje të shpejtë të energjisë.

“Bateritë e litiumit që ne përdorim kanë një fuqi totale prej 1900 kilovat, që është kapaciteti më i madh në Kinë”,- tha Xu Haibo, një teknik nga ndërtuesi i anijeve. Anijet janë gjithashtu të pajisura me aftësinë për lundrim autonom në ujëra të hapura, së bashku me karakteristika të tjera inteligjente.

Anijet janë planifikuar të nisen në korrik 2025 dhe e para të jetë në shërbim deri në vitin 2026, sipas Xu.