Ministri Malaj: Të ardhurat në buxhet, rritje me 40.6 miliardë lekë në 2025-n
2024-11-07 14:42:07

foto: ATSH

foto: ATSH

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të projektbuxhetit të vitit që vjen, Malaj bëri të ditur se krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat totale buxhetore për vitin 2025 parashikohen rreth 40.6 miliardë lekë ose 0.2% e PBB-së më shumë,

shkruan “ATSH”.

Ministri Malaj shpjegoi se rritja e të ardhurave buxhetore për vitin 2025 është mbështetur në disa faktorë kyç.

Parashikohet një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9% dhe një indeks i çmimeve prej 3%. Po ashtu, reforma e pagave e nisur në korrik 2024 pritet të sjellë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagën dhe kontributet.