Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut do të hapë pistën e tretë më 28 nëntor
2024-11-07 14:48:11

foto: VCG

foto: VCG

Sistemi me tre pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut do të hyjë në shërbim më 28 nëntor, shkruan “Xinhua”.

Sistemi i ri do t'i mundësojë aeroportit të trajtojë 120 milionë udhëtime pasagjerësh dhe 10 milionë tonë ngarkesë në vit, tha Michael Wong, zëvendëssekretari financiar i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, në ceremoninë e hapjes së “Super Terminal Expo”.

Aeroporti ka trajtuar 45 milionë udhëtime pasagjerësh dhe 4.5 milionë tonë mallra gjatë vitit të kaluar financiar.

foto: VCG

foto: VCG

Wong pret që sistemi i ri ta bëjë Hong Kongun një qendër më të fortë aviacioni.

Ndërtimi i sistemit filloi në gusht 2016. Ai është i kompletuar me një pistë 3800 metra, një sistem të automatizuar të lëvizjes së njerëzve dhe një sistem për trajtimin e bagazheve.

Eventi treditor “Super Terminal Expo” do të shfaqë zhvillimet më të fundit në industrinë e aviacionit dhe transportit në mbarë botën. Ai ka mbledhur rreth 2000 pjesëmarrës dhe 100 ekspozues.