Presidenti Xi i kërkon Hubeit të shkruajë kapitullin e vet në modernizimin kinez
2024-11-07 11:13:42

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Fjala kyçe: 现代化---[xiàn dài huà]---modernizim

Presidenti i Kinës Xi Jinping i kërkoi provincës Hubei të Kinës Qendrore që të ecë përpara me zhvillimin me cilësi të lartë të Brezit Ekonomik të Lumit Jance, si edhe të përshpejtojë përpjekjet për ta shdërruar provincën në një bazë strategjike për zhvillimin e Kinës Qendrore, duke shkruar kapitullin e tij në modernizimin kinez.

Xi, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri deklaratat gjatë një inspektimi në këtë provincë, nga e hëna deri të mërkurën.

Të hënën pasdite, Xi vizitoi një ekspozitë me shkrimet e lashta në dru dhe bambu nga dinastitë Qin (221-207 para erës sonë) dhe Han (202 para erës sonë - 220 pas erës sonë) në një muze në Yunmeng, qyteti Xiaogan.

Pasi mësoi për përmbajtjen e shkrimeve dhe vlerën e tyre, Xi theksoi që kërkimet e intensifikuara arkeologjike, duhet të ofrojnë një bazë të fortë për trashëgiminë dhe kulturën tradicionale kineze dhe për të rritur besimin kulturor.

Para shpikjes së letrës, bambuja dhe druri ishin materialet të para të shkrimit në Kinën e lashtë. Këto materiale janë zbuluar në krahina të ndryshme të Kinës, duke ofruar një shikim të rrallë në historinë e Kinës.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të marten në mëngjes, Xi vizitoi një fermë perimesh në Jiayu të qytetit Xianning.

Duke vënë në dukje se progresi teknologjik është thelbësor për zhvillimin e bujqësisë moderne, ai nxiti zyrtarët dhe banorët vendas të përqafojnë përparimet teknologjike për të rritur prodhimin e perimeve dhe për të patur sa më shumë përfitime konkrete për njerëzit.

Më pas ai udhëtoi në një fshat në Jiayu, ku inspektoi mjediset dhe shërbimet për të moshuarit. Ai bëri thirrje për më shumë masa në përshtatje me vëmendjen e publikut, me fokus mbi kërkesat e të moshuarve dhe fëmijëve.

Xi vizitoi edhe shtëpinë e një fshatari dhe bisedoi me familjen për jetesën dhe kushtet e marrjes së shërbimeve mjekësore dhe shërbimeve për të moshuarit.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Në fund të vizitës, Xi tha se për të çuar përpara modernizimin kinez, duhen bërë përpjekje për të nxitur vitalizimin rural. Ai inkurajoi fshatarët të rrisin fitimet ekonomike të industrive lokale dhe nën drejtimin e PKK të ndërtojnë sa më bukur fshatin e tyre. (Jiang Lei)