Foto nga VCG
Sipas një raporti të publikuar të mërkurën, pabarazia dhe rreziku i varfërisë pothuajse nuk kanë ndryshuar në Gjermani, pavarësisht rritjes së pasurisë së përgjithshme në vitet e fundit, shkruan “Xinhua”.
Në vitin 2021, 10 përqindëshi kryesor i familjeve në Gjermani zotëronte 56 për qind të pasurisë totale të vendit, duke e vendosur Gjermaninë ndër kombet më të pabarabarta në Europë, sipas raportit të botuar bashkërisht nga Qendra Kërkimore e Shkencave Sociale në Berlin (WZB), Zyra Federale e Statistikave (Destatis) dhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë.
Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është veçanërisht e madhe midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Në Gjermaninë Lindore, pothuajse një në katër persona të moshës 60 deri në 79 vjeç është në rrezik të varfërisë.