Foto nga VCG
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po bën thirrje për një strategji të re të BE-së për Ukrainën, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Meqenëse Trump mund të ndalojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në mbrojtjen e tij kundër Rusisë, lind pyetja nëse Europa do të jetë në gjendje të marrë përsipër mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën”,- tha Orban, citon “ATSH”.
“Ka dyshime serioze për këtë, kështu që nevojitet një strategji e re europiane”, - tha Orban, sipas agjencisë shtetërore hungareze të lajmeve “MTI”.
Një samit jozyrtar i BE-së do të zhvillohet të premten në Budapest, pas një takimi të enjten të Komunitetit më të gjerë Politik Europian.
Rezultati i zgjedhjeve në SHBA dhe implikimet e tij ka të ngjarë të jenë ndër temat dominuese. Hungaria aktualisht mban presidencën e radhës 6-mujore të BE-së.
Në një video në “Facebook”, Orban e përshkroi fitoren e Trump në zgjedhje si “të shkëlqyer”.