Tregtia e shërbimeve në Kinë raporton rritje të shpejtë në tre tremujorët e parë të vitit
2024-11-06 10:26:28
Foto VCG
Tregtia e shërbimeve në Kinë pati rritje të shpejtë në tre tremujorët e parë të vitit, duke arritur në rreth 5.52 trilionë juanë (rreth 777.29 miliardë dollarë amerikanë) midis janarit dhe shtatorit, 14.5 për qind më shumë në baza vjetore, bëri të ditur Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.
Eksportet e shërbimeve tejkaluan 2.27 trilionë juanë, një rritje deri në 15.3 për qind. Importet e shërbimeve u rritën me 14 për qind në mbi 3.24 trilionë juanë, duke rezultuar në një deficit prej 971.46 miliardë juanë.
Tregtia në shërbimet e lidhura me udhëtimet u rrit me 42.8 për qind për të kapërcyer 1.5 trilionë juanë, ndërsa tregtia në shërbimet me njohuri intensive u rrit me 5.3 për qind në 2.13 trilionë juanë.
Lajmet Kryesore