Lidhjet mes popujve - Baza e bashkëpunimit Kinë-Brazil
2024-11-06 11:42:39

Fjala kyçe: 基础---[jī chǔ]---bazë

Foto nga VCG

Mëngjesin e së shtunës në Sao Paolo, një grup nxënësish po mësojnë boks Taixhi, duke ndjekur mësues Gil Rodrigues.

Gil ka filluar të mësojë kongfu kineze që në moshën 12 vjeçare dhe ka praktikuar Taixhi. Ai ka shkuar për mësime të rregullta në vendburimin e Taixhisë së familjes Chen, në fshatin Chenjiagou të provincës Henan, duke u bërë nxënësi i brezit të 21-të të njohur nga Taixhi e familjes Chen.

Catarina Oliveira Guerreiro është një nxënëse e Taixhisë. Ajo shprehet: “Taixhi më ka bërë shumë mirë. Më ka sjellë paqe, kënaqësi, shëndet dhe fuqi.”

Gil krijoi pallatin e Taixhisë në vitin 2015 dhe deri tani ka stërvitur me qindra nxënës.

Sofia Nestrovski është një shkrimtare dhe nxënëse e Taixhisë. Ajo thotë: “Është zgjerimi i zemrës. Kur bëjmë stërvitjen e Taixhisë, bëjmë një zgjerim të tillë. Kupton që mund ta përdorësh forcën edhe në një gjendje të lehtësuar. Mund të rrish e ngushtuar në një gjendje të lehtësuar. Nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Mund të zbulosh që brenda trupit tënd ekzistojnë shumë më tepër gjëra se sa imagjinoje para se të filloje.”

Për nxënësit, Taixhi është jo vetëm një stil jetese, por ka hapur edhe një derë për të prekur kulturën tradicionale kineze. Nxënësit mund të mësojnë kongfu, si edhe të marrin pjesë në leksione dhe aktivitete kulturore që kanë lidhje me filozofinë dhe artet tradicionale kineze.

Foto nga VCG

Mjeshtri i Taixhisë, Gil Rodrigues shprehet: “Ne nuk jemi vetëm një kurs për mësimin e luftimeve ose boksit Taixhi, por edhe një zonë për kulturën tradicionale kineze. Kjo është fuqia që po transferohet në klasën tonë.”

Lidhja e zemrave të popujve është baza e lidhjeve mes shteteve. Vitet e fundit, Kina dhe Brazili kanë shtuar vazhdimisht shkëmbimet kulturore. Në prill 2024, Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Filmit në Pekin ftoi Brazilin si vend mikpritës, duke futur filmat braziliane në tregun kinez, për të treguar diversitetin e kulturës braziliane dhe për të thelluar më tej shkëmbimet Kinë-Brazil në fushën kulturore.

Zv/Ministri i Kulturës së Brazilit, Cassius Rosa shprehet: “Besoj se nuk ka metodë më të mirë se filmat, për të ndihmuar dy popujt të rrisin njohjet dhe shkëmbimet kulturore. Filmat janë në dobi të njohjes reciproke dhe mund të thellojnë miqësinë dypalëshe. Nëpërmjet filmave mund të prezantohet kultura e lashtë mijëvjeçare e Kinës dhe diversiteti i saj. Për miqtë kinezë, ne mund të prezantojmë karakterin e këndshëm të brazilianëve dhe potencialin gjigand të tregut brazilian. Shpresojmë të krijojmë kushtet për të çuar jo vetëm filma braziliane në Kinë, por edhe filma kinezë në tregun brazilian.”

Në shtator 2024, gjatë festës tradicionale kineze të mesvjeshtës, në Sao Paolo u zhvillua një karnival i veçantë për kremtimin e kësaj feste. Kërcime me luanë, marshime me dragonj. Në Sao Paolo kishte atmosferë festive. Përveç shfaqjeve artistike dhe ushqimeve të pasura, njerëzit mundën të provonin edhe artet tradicionale, si kaligrafinë, prerjen e letrave, etj.

Një banor vendas u shpreh: “Kam ardhur këtu për të parë prerjen e letrave. Më pëlqen shumë dhe kam bërë shumë prerje këtu.”

Pedagogët e Institutit Konfucit pranë Universitetit të Sao Paolos sollën shfaqje artistike, si prerje letrash, kaligrafi, vizatim me bojra, leximin e poemave dhe shfaqje me vegla muzikore. Catarin kishte mësuar gjuhën kineze në Institutin Konfuci. Në pavionin e kaligrafisë, ajo ftoi pedagogen e institutit për të shkruar një hieroglifi “爱” (dashuri), për të shprehur pasionin e saj për kulturën kineze dhe dëshirën për miqësinë e brezave mes dy popujve.

Catarin u shpreh: “Kam studiuar për gati një vit e gjysëm gjuhën kineze. Më pëlqen kaligrafia. Kam mësuar bukurshkrimin e gjuhës portugeze dhe më pas kam filluar të mësoj bukurshkrimin e gjuhës kineze. Kam vërtet pasion për kulturën kineze, për gjerësinë dhe thellësinë e saj.”

Ky vit shënon 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Brazilit. Edhe pse dy vendet janë të ndara prej mijëra malesh dhe lumenjsh, ato kanë konsoliduar besimin reciprok politik, bashkëpunimin e ngushtë ekonomiko-tregtar dhe shkëmbimet e shpeshta njerëzore, të cilat konsiderohen si një shembull për marrëdhëniet mes vendeve të "Jugut Global". 

Foto nga VCG

Brazili është vendi i parë i Amerikës Latine që ka krijuar partneritet të gjithanshëm strategjik me Kinën. Në të ardhmen, marrëdhëniet Kinë-Brazil mund të ngjiten vazhdimisht në nivele të reja për të pritur së bashkë një tjetër “50-vjetor të artë”.

Evandro Menezes de Carvalho, Drejtor i Qendrës së Studimeve Brazil-Kinë, shprehet: “Shtimi i shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore luan një rol kyç në marrëdhëniet Brazil-Kinë. Me thellimin e mëtejshëm të shkëmbimeve në kulturë, turizëm dhe arsim, bashkëpunimi mes Brazilit dhe Kinës do të zgjerohet në vazhdimësi.” (Jiang Lei)