
Foto nga ATSh
Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri ka shënuar rritje me 31.9%, në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) treguan se gjatë periudhës korrik-shtator u kryen 21.572 fluturime ajrore, nga 16.360 në tremujorin e dytë të 2023-shit, përcjell “ATSH”.
Në tremujorin e tretë kanë udhëtuar me linja ajrore 3.534.751 pasagjerë, nga 2.476.244 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 42.7%.
Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83.7% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2024 kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë të huaja dhe 1 shqiptare.
