< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Rivlerësimi i pronave me 5%, pasojat e vonesave
2024-11-06 10:40:26

100%
06112024 REALITETE EKONOMIKE
Current Time 0:00
Duration -:-
Loaded: 0%
Stream Type LIVE
Remaining Time -0:00
 
1x
Video Player is loading.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ka shprehur në një deklaratë zyrtare shqetësimin për vonesat në miratimin e nismës ligjore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Mbështetur mbi raportimet e anëtarësisë, NAREA shprehet se nga sinjalet e gjithë tregut si dhe nga të dhënat statistikore, sot i gjithë tregu i rishitjes së pasurive të paluajtshme është pranë një kolapsi. Sipas NAREA-s, mungesa e një angazhimi me afate transparente nga ana e Ministrisë së Financave, përqasja kaotike jo e drejtë në kohë dhe metodologjitë e ndjekura në elementet e lidhura me rivlerësimin, siç janë çmimet e referencës, vetëm sa shtojnë agoninë e strehimit të familjeve të mesme në Shqipëri.

Reinaldo Pipiria (Foto nga abc news.al)

Reinaldo Pipiria (Foto nga abc news.al)

I pyetur nga mediat lidhur me këtë çështje Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i NAREA-s shpjegon situatën.

“Në fakt ne e kemi shprehur dhe në daljet tona mediatike që gjithë tregu i pasurive të paluajtshme të paktën pjesën që ne mbulojmë, që është pjesa e rishitjes, pjesa që fuqizon blerjet nga shtresa e mesme, për shkak se vështirë se mund të përballohen blerjet e ndërtimeve të reja 20 apo 30% më shtrenjtë sesa apartamentet para 2015. Ne kemi treguar që një pjesë e tregut tashmë është e bllokuar. Gjithsecili ka qenë duke pritur për aktivizimin e fushatës së rivlerësimit, e cila është miratuar nga kryeministri në datë 7 korrik dhe promovuar me normën 5%. Edhe në komisionin e ekonomisë dhe financave ministri i financave në atë kohë Mete e ka thënë që të përfundojmë fushatën e rivlerësimit brenda shtatorit të vitit 2024 me normën 5%, por që nga 1 gushti e deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Ka kaluar gushti, shtatori, tetori dhe nuk ka një qartësi se kur do të fillojë kjo fushatë.”

Vendosja në vështirësi të tejskajshme e këtij sektori ka jo vetëm efekte ekonomike, të një strehimi të papërballueshëm, por vendos në kushte të pamundësisë së operimit të gardianëve të parë në pacenueshmërinë e sistemit financiar, për gjithë zinxhirin e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme.

“Mungon një informacion zyrtar.  Ne mund të lexojmë lajme nëpër portale, por nuk është kjo mënyra. Ne si NAREA kemi bërë një deklaratë për shtyp dhe mendoj që Ministria e Financave duhet të dalë me një deklaratë publike për shtyp të shpjegojë a do bëhet rivlerësimi, kur do bëhet ose cili do jetë hapi i radhës para se të përfundojë si fushatë rivlerësimi.”- thotë Pipiria.

Prona (Foto nga Perla Real Estate)

Prona (Foto nga Perla Real Estate)

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, kjo situatë po ndikon më së shumti tek tregu i rishitjes.

“Rishitja. Tregu i rishitjes dhe kur themi rishitja pra pronat që zotërohen nga pronarët apo pronarët e tokës, ata që i kanë me certifikatë pronësie duan t’i rishesin, t’i hedhin në treg për të kryer një investim tjetër, nuk janë duke e kryer sepse në dritën e një takse prej 5%, një tarife e një tatimi të korrigjuar 5% me 15% patjetër që gjithsecili do të donte të kursente dhe këto para t’i fuste në investimin e radhës. Në këtë dritë, duke ditur që u propozua në maj dhe u miratua publikisht në 7 korrik, gjithsecili ka qenë duke pritur dhe prit prit pafundësisht është bllokuar sepse nuk ka asnjë qartësi se çfarë do të ndodhë”

Shoqata NAREA i bën thirrje  Ministrisë së Financave si dhe Këshillit të Ministrave, për një vëmendje të zgjeruar ndaj këtyre rreziqeve që po i kanosen kësaj industrie.

Por në fakt ky projektligj ende nuk ka marrë vulën jeshile as në komisionet parlamentare, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka dhënë vlerësimin se sa do të jetë tatimi për këtë proces. Pipiria thotë për TV Scan se në këto kushte duhet dhënë zgjidhje mbi vlerën reale të tregut.

Tregu i pasurive të paluajtëshme (Foto nga Tv Scan)

Tregu i pasurive të paluajtëshme (Foto nga Tv Scan)

“Le të marrim disa pikëpamje. Një pikëpamje: janë ndryshuar çmimet e referencës në Tiranë. Tirana mbulon të paktën 70% të tregut të pasurive të paluajtshme qoftë në volum, por edhe në volumin e lejeve të ndërtimit. Kështu që për sa kohë u rritën çmimet e referencës për mbi gjysmën e tregut, pse duhet të presim? Le t’i japim mundësi të paktën këtyre në Tiranë që janë prekur dhe moralisht që të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme. E dyta, çmimet e referencës në Tiranë janë rritur vitin e kaluar me një iniciativë brenda 1 muaji, që  ka zgjatur gjithë procesi i konsultimit dhe rishikimit të çmimeve dhe është bërë fakt në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit të vitit 2023. Pse po zgjat kaq shumë bërja e hartës së re dhe dalja me çmime të reja reference për pjesën tjetër të Shqipërisë për 14 bashki? Nuk mund të ishte bërë kjo nga gushti deri në gushtin e 2024,  në më shumë se 1 vit? E treta, pse duhet të presim daljen me çmimet e reja të referencës për të rivlerësuar pasurinë e paluajtshme? Në fund të fundit për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme historiku tregon që ndodh në atë moment që hidhet në treg. Pra dikush që rivlerëson në momentin që gjashtë muajt e ardhshëm ka ndër  mend ta shesë apo ta hedhë në qarkullim, atëherë lëre tregun të lirë. Mos e oriento drejt çmimit të referencës, por lëre ta rivlerësojnë me vlerën reale të tregut.”- shprehet Pipiria

Në 11 vitet e fundit, fushata e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është hapur 2 herë. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, nga 2015 deri tani, janë rivlerësuar vetëm 5 % e 4.5 milionë pasurive të palujtshme që janë në Shqipëri, ose 250 mijë të tilla.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree