Kryediplomi Lavrov: Rusia, e hapur për dialog me Perëndimin
2024-11-06 10:24:50

Lavrov (Foto Atsh) 

Rusia është e hapur për një dialog me Perëndimin dhe do të vlerësojë çdo propozim në këtë kuptim mbi bazën e interesave të saj, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raporton “ATSH”.

Në një simpozium ndërkombëtar në Moskë, Lavrov tha se vendi është i hapur për dialog, edhe pse ka nxjerrë të gjitha përfundimet e nevojshme nga fakti që fqinjët perëndimorë kanë tradhtuan premtimet dhe angazhimet e tyre, si dhe të gjitha marrëveshjet me Rusinë.

“Nëse këto vende janë të gatshme të rifillojnë kontaktet dhe të ndërtojnë marrëdhënie mbi parimin e një ekuilibri të ndërsjellë interesash, Rusia do të vendosë se si t’i trajtojë ofertat e tilla”,- theksoi ai.