
Foto nga VCG
“Vullneti i vendosur i Kinës për nxitjen ndaj hapjes së lartë dhe për një ekonomi të hapur botërore na ka inkurajuar akoma më shumë,” u shprehën shumë përgjegjës të kompanive të huaja, si Jean-Christophe Pointeau nga kompania Pfizer dhe Jean-Paul Agón nga kompania L’Oreal, gjatë Ekspozitës së Shtatë Ndërkombëtare të Importeve të Kinës (CIIE). Kjo ekspozitë ka injektuar një momentum për ndarjen e mundësive të zhvillimit të Kinës me tërë botën, por ka shtuar edhe besimin për thellimin e investimeve në tregun kinez.
Për ndërmarrjet e huaja, Kina është një treg i madh, me një sistem të lidhur industrial, infrastrukturë të plotë, burime të dalluara njerëzore, mjedis biznesi të përmirësuar dhe hapje të lartë me zgjerim të pandërprerë. Siç ka thënë edhe zv/Presidenti i Grupit Nestlé në Kinë, Fang Juntao, “Kina mbetet gjithmonë një tokë e pasur për biznes dhe investime për sipërmarrjet e huaja”.
Kohët e fundit, qeveria kineze ka zbatuar një paketë politikash në rritje, duke zgjeruar më tej potencialin e kërkesës së brendshme. Në CIIE të këtij viti, Kina u zotua të zgjerojë më tej hapjen sistemore dhe të përputhet aktivisht me rregullat ekonomike dhe tregtare të standardeve të larta ndërkombëtare. Gjithashtu u zotua të zbatojë tërësisht një sërë masash hapjeje si strategjia e përmirësimit të zonave pilot të tregtisë së lirë, të hapë më tej tregun në shkallë super të gjërë dhe të shndërrojë vërtet tregun e madh të Kinës në një mundësi të madhe për botën. Kjo do të krijojë përvoja më të mirë zhvillimi për kompanitë ndërkombëtare.

Foto nga VCG
Alex Gu, zv/President Global dhe President për Kinën i Kompanisë Medtronic, u shpreh “Falë një dritareje të hapur si CIIE, ndjejmë mundësitë e pafundme të tregut kinez. Kjo ka thelluar bashkëpunimin e mirë me të gjitha sferat”.
Në këtë edicion të CIIE pritet të ekspozohen mbi 400 produkte të reja përfaqësuese, teknologji dhe shërbime të reja. Ndërkohë, për herë të parë, do të hapet një zonë për materialet e reja.
Marc Horn, zv/President Ekzekutiv Global i Kompanisë Merck, u shpreh se forcat e reja produktive të Kinës, jo vetëm ndihmojnë zhvillimin afatgjatë e të shëndetshëm të ekonomisë kineze, por sjellin edhe një gjallëri të re në procesin e globalizimit dhe në dallgët e revolucionit shkencor.

Foto nga VCG
June Chang, Presidente për Kinën e Kompanisë Boston Scientific, tha që këtë herë kanë ndjerë më shumë pasionin dhe dëshirën e tregut gjigand të Kinës për inovacionin, ndaj kjo i ka bindur të shtojnë investimet në Kinë”. (Jiang Lei)
