Siguria energjetike ne Ukraine (Foto Atsh)
Ukraina nuk do të ishte kundër nëse Katari ose ndonjë vend tjetër do të negocionte një marrëveshje për sigurinë e energjisë përmes bisedimeve të veçanta me Ukrainën dhe Rusinë, deklaroi Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky në një intervistë televizive, raporton “ATSH”.
“Aktualisht nuk ekziston një marrëveshje të tillë. Ne zhvilluam konferenca për disa tematika, të parat mbi sigurinë e energjisë, të bashkorganizuara nga Katari”,- tha Yermak.
Yermak nuk specifikoi se për cilat marrëveshje mund të bëhej fjalë, por tha se nuk ishte arritur ende një marrëveshje dhe se Kievi nuk po negocionte drejtpërdrejt me Rusinë.
Zyra Presidenciale e Ukrainës njoftoi në fund të gushtit se rreth 40 vende kishin marrë pjesë në një konferencë online, të organizuar nga Katari, dhe se tema kryesore ishte përmirësimi i sigurisë së sistemit energjetik të Ukrainës kundër sulmeve ruse.
Konferenca në internet u zhvillua më 22 gusht, menjëherë pasi forcat ukrainase hynë në rajonin e Kurskut të Rusisë në fillim të gushtit.
Që nga marsi, Rusia ka kryer rreth 10 sulme të mëdha raketore në sistemin energjetik të Ukrainës, duke bërë që Ukraina të humbiste pothuajse gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues.
“Mbrojtja e objekteve të infrastrukturës energjetike, restaurimi dhe zhvillimi i tyre i shpejtë është mënyra e vetme për të parandaluar thellimin e krizës”, tha Yermak në gusht.
“Financial Times” raportoi në tetor se Ukraina dhe Rusia ishin në fazat e hershme të negociatave për ndalimin e mundshëm të sulmeve ajrore në objektet energjetike të njëra-tjetrës.
Bisedimet ishin prishur nga forcat ukrainase, pas nisjes së një inkursioni në rajonin e Kurskut të Rusisë që kufizohet me Ukrainën.
Kremlini dhe një burim ukrainas e hodhën poshtë atë raport.