Xi jep udhëzime të rëndësishme për punët shoqërore në epokën e re
2024-11-06 16:06:20


Foto nga Xinhua

Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushatarak i Kinës Xi Jinping ka dhënë udhëzime të rëndësishme për punët shoqërore të Kinës, duke vënë në dukje që çështjet shoqërore janë pjesë e rëndësishme e punës së PKK-së dhe shtetit, që kanë lidhje me qeverisjen e sigurinë e vendit, si edhe me harmoninë e qëndrueshmërinë shoqërore dhe lumturinë e popullit. Në epokën e re, PKK-ja ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, duke nxitur arritje të rëndësishme lidhur me punët shoqërore.

Xi Jinping-u vuri në dukje që tani struktura shoqërore në Kinë po ndryshon thellësisht. Veçanërisht me zhvillimin e sektorëve të rinj, organizatat e reja ekonomike e shoqërore janë në rritje masive dhe përmasat e grupeve të reja të punësimit janë në zgjerim të vazhdueshëm. Punët shoqërore përballojnë një gjendje e detyrë të re dhe duhet medoemos të tregojnë përgjegjësi e të përftojnë arritje të reja. "Duhet të ngulet këmbë në drejtijmin nga Mendimi i Socializmit me Karakteristika Kineze për Epokën e Re, të zbatohet në mënyrë të gjithanshme fryma e Kongresit të 20-të dhe e plenumit të 2-të dhe plenumit të 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së, të ngulet këmbë në parimin e vendosjes së popullit në qendër, të praktikohet vija e masave e PKK-së, të ngulet këmbë në rrugën e menaxhimit të shoqërisë socialiste me karakteristika kineze, të përsoset sistemi i punëve shoqërore, të bëhen mirë punët menaxhuese të organizatave të reja ekonomike e shoqërore e të grupeve të reja të punësimit dhe të shtohet pandërprerë forca tërheqëse, konsoliduese dhe ndikuese e PKK-së në sektorët e rinj," u shpreh Xi. Krahas këtyre, shtoi ai, duhet të bëhen mirë punët e drejtimit nga PKK-ja të qeverisjes në bazë dhe menaxhimit e pushtetit vendor, duke bërë përpjekje për të forcuar unitetin dhe për t'u shërbyer banorëve, duke nxitur zhvillimin cilësor të punëve shoqërore në epokën e re.

Xi theksoi në vijim që punët shoqërore janë detyrë e përbashkëte e të gjithë Partisë. Komitetet e Partisë të niveleve të ndryshme duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur politike, të forcojnë udhëheqjen organizative e bashkërendimin dhe të garantojnë që vendimet e Komitetit Qendror të zbatohen në mënyrë praktike. Krahinat e ndryshme dhe sektorët përkatës duhet të veprojnë në mënyrë aktive dhe të koordinuar, të ngulin këmbë në menaxhimin e punëve të sektorëve të ndryshëm e të punëve partiake, duke formuar një forcë të madhe të përbashkët për kryerjen e punëve shoqërore. Krahas këtyre, sektorët e punëve shoqërore duhet të shtojnë vetëzhvillimin, të forcojnë përgjegjësinë politike, të kenë guxim për eksplorime praktike, të zbatojnë mirë detyrat e veta dhe të japin kontribut të ri për fuqizimin e vendit dhe lulëzimin e gjithanshëm të kombit, të nxitur nga modernizimi i stilit kinez.

Në mbledhjen qendrore të punëve shoqërore, të zhvilluar në Pekin nga 5 deri më  6 nëntor, u përcollën udhëzimet e rëndësishme të Xi Jinping-ut. Në këtë mbledhje, ishte i pranishëm anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike dhe i Sekretariatit Qendror të PKK-së Cai Qi, i cili mbajti fjalimin e rastit. (Jiang Lei)