SHBA: Të shqetësuar nga dhuna e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
2024-11-06 13:09:37

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Izraelit të ndërmarrë veprime kundër dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shprehur shqetësimin pas djegies së rreth 20 makinave pranë Ramallahut.

“SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga këto dhe raporte të tjera të fundit të rritjes së dhunës së kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Përveç djegies së makinave, Miller përmendi sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor në shtëpi, therjen e bagëtive të palestinezëve dhe ndërprerjen e vjeljes së ullirit, shkruan “ATSH”.

“Është thelbësore që qeveria izraelite të pengojë dhunën e kolonëve ekstremistë dhe të ndërmarrë hapa për të mbrojtur të gjitha komunitetet në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare. Kjo përfshin ndërhyrjen, parandalimin dhe dhënien fund të kësaj dhune. Është gjithashtu përgjegjësi e autoriteteve kompetente që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ulur tensionet dhe për të siguruar që të gjithë autorët e akteve të dhunës kundër civilëve të mbahen përgjegjës, pavarësisht nga origjinën e autorit apo viktimës”,- tha Miller.

SHBA ka dënuar në mënyrë të përsëritur dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe ka vendosur sanksione.