Sipërfaqja e tokës së shkretëtiruar në Kinë u zvogëlua me 65 milionë mu që nga viti 2012
2024-11-06 12:18:33

Foto nga VCG

Sipërfaqja e tokës së shkretëtiruar në Kinë është ulur me 65 milionë mu (rreth 4.3 milionë hektarë) që nga viti 2012, sipas raportit mbi përpjekjet e vendit në parandalimin dhe kontrollin e shkretëtirëzimit, i dorëzuar për diskutim në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, citon “Xinhua”.

Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe, Kina ka rehabilituar në mënyrë efektive 53 për qind të tokës së shkretëtiruar të trajtueshme.

Vendi ka zbatuar projekte të mëdha të kontrollit të shkretëtirëzimit, të tilla si programi “Tre-North” (verior, verilindor dhe veriperëndimor) i pyjeve dhe ka promovuar inovacionin shkencor dhe teknologjik për të ndihmuar në trajtimin e problemit.

Po ashtu, theksohet në raport, janë bërë përpjekje për të përdorur burimet unike të zonave të shkretëtiruara për të zhvilluar industri që nxisin të ardhurat lokale, duke përmirësuar njëkohësisht ekologjinë.