Shefi i Natos (Foto Panorama)
NATO-ja do të punojë me këdo që fiton zgjedhjet në SHBA dhe do të bëjë gjithçka për të qëndruar e bashkuar, u zotua sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike, Mark Rutte, shkruan “Panorama”.
“Ne do të bashkëpunojmë me Kamala Harris, do të bashkëpunojmë me Donald Trump dhe do të sigurojmë që Aleanca të mbetet e bashkuar. Kjo është në interesin tonë dhe në interesin e SHBA-së”,- tha Rutte gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ai theksoi se mendons e SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s.
Kur mori detyrën më 1 tetor, Rutte, i cili në të kaluarën ishte kryeministër i Holandës për 14 vjet, tha se nuk ishte i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.