Durrësi, destinaconi i rreth 1.5 milionë turistëve
2024-11-05 09:42:25

Foto nga VCG

Këtë sezon turistik veror, Durrësi ka qenë destinacioni i parë i më shumë se 1.5 milionë turistëve dhe vizitorëve nga rajoni, Europa dhe e gjithë bota.

Zgjedhja e tij si destinacion i preferuar turistik është pa dyshim vija bregdetare e mrekullueshme prej 64 kilometra si dhe trashëgimia e pasur historike kulturore e Durrësit, shkruan “ATSH”.

E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime turistike për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj.

Në 9-mujorin e vitit 2024, në portin e qytetit kanë mbërritur 13 kroçera dhe 450 jahte.

Durrësi mban edhe fluksin më të madh të akomodimit të turistëve. Ai ka 206 struktura akomoduese në total me 5859 dhoma, ndërsa numri i shtretërve është 13.545.