Shefi i OKB-së i shqetësuar për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi
2024-11-05 10:55:35
Guterres (Foto Atsh)
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin për raportet se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe për dislokimin e tyre të mundshëm në zonën e konfliktit të Ukrainës, njofton “RTSH”.
“Sekretari i përgjithshëm është shumë i shqetësuar për raportet e dërgimit të trupave nga Republika Popullore Demokratike e Koresë në Federatën Ruse”, tha zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric.
Inteligjenca amerikane ka njoftuar se forcat e Koresë së Veriut kanë arritur në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut që i kanë kërkuar Koresë së Veriut të tërheqë trupat nga Rusia.
Koreja e Veriut dhe Rusia nuk i kanë mohuar raportet për vendosjen e trupave.
Lajmet Kryesore