
Takimi per gjuhen shqipe (Foto Atsh)
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane dhe të Albanologjisë, pranë Universitetit “Ludëig Maximilian” të Mynihut, organizon tryezën shkencore ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj”.
Në këtë veprimtari shkencore dyditore do të referojnë mbi 25 studiues nga vendi dhe bota.
Veprimtaria u çel nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Tryeza shkencore merr shkas nga arritjet e fundit në fushën e gjuhësisë indoeuropiane. Ato përcaktojnë një origjinë 8100-vjeçare të gjuhës së përbashkët indoeuropiane, e cila mbas 1000 vjetësh nisi të degëzohej e të shpërndahej.
Studimi përfshin edhe gjuhën shqipe, me tre variante të saj, variantin standard, gegërishten dhe arbërishten.
Analizat krahasuese dhe statistikore nxjerrin një shkëputje të hershme 6000 vjet më parë të gjuhës shqipe.
