Ministrja Koçiu: Po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të Kardiokirurgjisë
2024-11-05 11:09:41

Inxhinieria ne ndertim (Foto Oranews)

Inxhinieria ne ndertim (Foto Oranews)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndau në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës, shkruan “ATSH”.

Ministrja Koçiu deklaroi se godina do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës edhe një repart të specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë.

Ky projekt përfshin 4203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretërish.