Foto nga VCG
Gjiganti kinez i automjeteve “BYD Auto” kryesoi tregun e makinave elektrike në Izrael nga janari në tetor, me shitjet totale që arritën në 15.778 njësi, sipas shifrave të publikuara nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Izraelit, citon “Xinhua”.
Modelet më të shitura të kompanisë ishin crossover-i “Atto 3”, hatchback-u “Dolphin” dhe sedani “Seal fastback”.
Në listën e shitjeve të makinave elektrike është edhe prodhuesi tjetër kinez “MG Motor”, i cili ofron pesë modele në Izrael dhe shiti 6057 njësi gjatë së njëjtës periudhë, i ndjekur nga prodhuesi amerikan i makinave “Tesla”, me 5898 njësi të shitura.
Markat kineze “Chery” dhe “Zeekr” kanë shitur respektivisht 4037 dhe 2284 modele elektrike.
Në dhjetë muajt e fundit, markat kineze përbënin 69.5 për qind të shitjeve të makinave elektrike në Izrael, në total 40.785 njësi.
Markat kineze dominuan gjithashtu tregun e përgjithshëm të makinave të Izraelit me 55.115 njësi të shitura, të ndjekura nga markat e Koresë së Jugut me 41.044 njësi dhe markat japoneze me 38.368 njësi.