Spanja lëshon alarm të kuq për mot të keq
2024-11-05 10:53:34


 Permbytjet ne Spanje (Foto Rtsh)

Një tjetër alarm i kuq u lëshua të hënën për Barcelonën, duke paralajmëruar rreziqe ekstreme prej shirave të rrëmbyeshëm që pritet të përfshijnë zonën, njofton “RTSH”.

Ndërsa ekipet e kërkimit po vijojnë prej ditësh punën për gjetjen e viktimave të mundshme, një tjetër alarm u lëshua nga autoritetet spanjolle.

Të paktën 217 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike që goditën vendin, kryesisht në Valencia.

Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende për gjetjen e personave të zhdukur. Por, shira të rrëmbyeshëm parashikohen në dy rajone të vendit.

Autoritetet në Katalonjë, ndërsa kanë paralajmëruar për shira të vazhdueshëm dhe të rrëmbyeshëm, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg përrenjve.