Foto nga VCG
Rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara sekret mbi Gazën që përfshin ndihmësin e kryeministrit Benjamin Netanjahu ka tronditur politikën izraelite, si dhe ka zemëruar familjet e pengjeve që mbahen nga Hamasi, të cilët kanë kërkuar një marrëveshje për t'i kthyer të afërmit e tyre në shtëpi, shkruan “RTSH”.
Një prej gjykatave izraelite që po shqyrton çështjen bëri të ditur se burimet e sigurisë ishin komprometuar dhe mund të ketë dëmtuar përpjekjet e Izraelit për lirimin e pengjeve.
Sipas gjykatës, rrjedhja e informacioneve mund të ketë dëmtuar përpjekjet për lirimin e pengjeve.
Kryeministri izraelit Benjanim Netanyahu ka mohuar çdo keqbërje nga punonjësit e zyrës së tij dhe tha se ai ishte vënë në dijeni për dokumentin e zbuluar vetëm nga media.
Katër të dyshuarit, njëri zëdhënës nga rrethi i Netanyahut dhe tre prej tyre anëtarë të Institucionit të Sigurisë, nuk kanë pranuar të flasin.
Detajet nga dokumenti në fjalë u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”, sipas gazetës izraelite “Haaretz”.
Artikulli, i etiketuar si ekskluziv, supozohet se përshkruan strategjinë e negociatave të Hamasit, grupit militant islamik palestinez që Izraeli ka luftuar në Gaza për më shumë se një vit.