Kryeministri i Kinës takohet në Shangai me homologun kazak
2024-11-05 11:36:32


Foto nga Xinhua

Fjala kyçe: 合作---[hé zuò]---bashkëpunim

Të hënën në Shangai, Kryeministri i Kinës Li Qiang pati një takim me Kryeministrin e Kazakistanit Olzhas Bektenov, i cili ndodhet në vend për të marrë pjesë në Ekspozitën e Shtatë Ndërkombëtare të Importeve të Kinës, CIIE.

Li tha se që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike 30 vjet më parë, Kina dhe Kazakistani kanë respektuar dhe e kanë trajtuar njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë, duke vendosur një shembull të mirë të fqinjësisë miqësore dhe përfitimeve dypalëshe mes vendeve fqinje.

Ai tha se Kina është gati të punojë me Kazakistan për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm mes dy liderëve shtetërorë, për të thelluar besimin politik, për të mbështetur njëra-tjetrën në çështjet me interes thelbësor, për të vazhduar shtimin e bashkëpunimeve me përfitime të ndërsjella dhe për të krijuar më shumë përfitime për të dy popujt.

Foto nga VCG

Li u shpreh se Kina është e gatshme të të integrohet me strategjitë e Kazakistanit për të zhvilluar bashkëpunimin cilësor “Një brez, një rrugë” , për të vazhduar zgjerimin e tregtisë dypalëshe, për të konsoliduar kapacitetin e prodhimit, bashkëpunimit dhe investimeve, për të krijuar mundësi të mirë në bashkëpunimin energjetik dhe mineral, për të rritur nivelin e ndërlidhjeve dhe për t'u përpjekur për më shumë rezultate praktike.

Ai i bëri thirrje palëve të punojnë së bashku me sukses për Vitin Turistik Kinez në Kazakistan në 2025, të shtojnë bashkëpunimet në kulturë, arsim, në fushën kombëtare dhe të tjera, si edhe të rrisin miqësinë mes dy popujve.

Li theksoi se Kina është e gatshme të koordinohet ngushtë me Kazakistan brenda kornizave shumëpalëshe, si OKB, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe mekanizmi Kinë - Azi Qendrore, për të zbatuar aktivisht tre nismat globale, për të praktikuar multilaterizmin e vërtetë, për të garantuar globalizimin ekonomik dhe tregtinë e lirë dhe për të promovuar zhvillimin e qeverisjes globale në drejtimin e drejtësisë dhe barazisë.

Duke vënë në dukje se vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të liderëve të dy palëve, marrëdhëniet Kazakistan - Kinë kanë arritur një rekord të lartë, Bektenov u shpreh se Kazakistani i kushton rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe është gati të shtojë më tej shkëmbimet në nivel të lartë me të, të thellojë bashkëpunimin në tregti, investime, bujqësi, transport, shkencë, teknologji, kulturë, arsim dhe të shtojë ndërlidhjet brenda kornizës së bashkëpunimit “Një brez, një rrugë”.

Foto nga VCG

Bektenov tha që Kazakistani mirëpret sipërmarrjet kineze të bëjnë investime në Kazakistan dhe është gati të shtojë komunikimet dhe bashkëpunimin me Kinën nën kornizat shumëpalëshe, si O.B.SH dhe mekanizmi Kinë - Azi Qendrore. (Jiang Lei)