Foto nga Tirana
Popullsia e Tiranës arriti në 598.176 banorë në censin e vitit 2023, shkruan “Panorama”.
Të dhënat e fundit tregojnë se 52% e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë.
Pas tiranasve, dibranët janë komuniteti më i madh në kryeqytet dhe pas tyre vijnë korçarët, me përkatësisht 6.5% dhe 6%.
Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit shqiptar.
Mbi 27 mijë banorë, ose 4.6% e popullsisë së kryeqytetit, kishin vendlindje Kukësin.
Lëvizjet më të vogla drejt Tiranës kishin Lezha dhe Durrësi, me të lindur në këto qarqe që zënë përkatësisht 1.9 dhe 2.4% të popullsisë totale të kryeqytetit.
Në Tiranë, në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë.
Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar me 40 mijë e 754 banorë nga viti 2011 në 2023-shin.