Xi uron Bokon për zgjedhjen si presidenti i Botsvanës
2024-11-05 19:50:01

Presidenti i porsazgjedhur i Bosvanës Duma Boko / foto VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Duma Bokos për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Botsvanës.

Në mesazhin e vet të urimit, Xi vuri në dukje që Kina e Botsvana kanë miqësi tradicionale dhe vitet e fundit marrëdhënieve dypalëshe kanë një prirje të mirë zhvillimi. Bashkëpunimi dypalësh në fushat e infrastrukturës, të energjisë së pastër, të mjekësisë e shëndetësisë etj. ka pasur rezultate frytdhënëse. "I kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Botsvanë dhe dëshiroj  të përpiqem bashkë me presidentin Boko për ta çuar partneritetin strategjik midis dy vendeve në nivel më të lartë, për t'u sjellë më shumë të mira dy popujve," tha Xi.