Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll
2024-11-05 11:14:20

Gripi i shpendeve (Foto Shqiptarja.com)

Gripi i shpendeve (Foto Shqiptarja.com)

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se asnjë person nuk ka rezultuar i prekur nga gripi i shpendëve pas kontrolleve të kryera, që erdhën pas evidentimit të një vatre në fshatin Mëzez të Tiranës, bën të ditur “RTSH”.

Ministria shprehet se situata është nën kontroll dhe se po monitorohet vazhdimisht.

Sipas ministrisë, janë monitoruar 2304 ferma në të cilën mbarështohen 96.900 shpendë dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare.

Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe kanë rezultuar negative.

Me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive Tiranë, Vorë dhe Kamëz, masë që do të mbetet ende në fuqi.