Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vrasin komandantin e Hezbollahut
2024-11-05 16:35:25

Ushtare izraelite (Foto atsh)

Ushtare izraelite (Foto atsh)

Forcat ajrore izraelite kanë eliminuar një komandant të milicisë libaneze të Hezbollahut, njoftoi të hënën Ushtria izraelite, njofton “ATSH”.

Sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), sulmi ndodhi në Baraachit, në Libanin jugor.

“Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve me raketa dhe raketa antitank ndaj trupave të IDF-së”,- bëri të ditur Ushtria izarelite.

Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Lufta e Gazës u shkaktua nga sulmi i paprecedentë terrorist në Izraelin jugor të nisur nga organizata militante palestineze Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin më shumë se 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.