Kina raporton rritje të mprehtë të pajisjeve të karikimit për makinat elektrike
2024-11-05 10:51:34


Foto nga VCG

Numri i pikave të karikimit për automjetet elektrike (EV) në Kinë arriti në 11.43 milionë në fund të shtatorit të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 49.6 për qind nga një vit më parë, treguan të dhënat e fundit të qeverisë, shkruan “Xinhua”.

Sipas të dhënave të Administratës Kombëtare të Energjisë, midis tyre rreth 3.33 milionë ishin objekte publike, ndërsa 8.1 milionë ishin private.

Foto nga VCG

Bazuar në stokun total prej 28.09 milionë automjetesh me energji të re të regjistruara aktualisht në vend, sipas të dhënave, ka një pikë karikimi për çdo 2.46 automjete.

Në nëntë muajt e parë të vitit, vendi raportoi një rritje neto prej 2.84 milionë shtyllash karikimi, me një rritje prej 12.4 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave.

Foto nga VCG

Në të njëjtën kohë, objektet e karikimit në qarqe dhe qytete po rriten, duke arritur në 417.000 njësi në fund të shtatorit.