Foto nga VCG
Të paktën 71 persona u vranë nga sulmet izraelite në Liban të premten, thanë të dielën autoritetet vendase, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pothuajse 3 000, që kur shpërthyen luftimet midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah më shumë se një vit më parë, shkruan ATSH.
Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se 169 persona të tjerë u plagosën në të gjithë Libanin.
Numri më i madh i viktimave u raportua në sulmet në verilindje të vendit, me të paktën 52 të vdekur.
Të paktën 2 968 njerëz, përfshirë 183 të mitur, janë vrarë dhe 13 319 janë plagosur që nga luftimet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut pro-iranian në Liban – pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hezbollahut.