
Foto nga VCG
Numri i shtyllave të ngarkimit të baterive për automjetet elektrike në Kinë arriti në 11.43 milionë në fund të shtatorit të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 49.6 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë, treguan të dhënat e fundit të qeverisë.
Midis tyre, rreth 3.33 milionë ishin pajisje publike, ndërsa 8.1 milionë private, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Energjitikës e Kinës.
Aktualisht në Kinë ka 28.09 milionë automjete me energji të re të regjistruara, që do të thotë se mesatarisht ka një shtyllë ngarkimi për 2.46 automjete.
Në nëntë muajt e parë të vitit 2024, në Kinë u raportua një rritje neto prej 2.84 milionë shtyllash ngarkimi të baterive, ndërsa kapaciteti i ngarkimit për automjetet arriti në 66.67 miliardë kWh, 12.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, treguan të dhënat.
Administrata tha se rrjeti në rritje i pikave të ngarkimit të baterive po ofron shërbime në më shumë autostrada në vend. Në të njëjtën kohë, numri i pajisjeve të ngarkimit në zonat rurale po rritet, duke arritur në 417 000 në fund të shtatorit.
