Xi Jinping i përgjigjet letrës së stafit të grupit të publicitetit në Shangai
2024-11-04 11:11:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ditët e fundit, Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, njëkohësisht Kryetar i Shtetit dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, iu përgjigj letrës së anëtarëve të grupit të publicitetit të distriktit Yangpu të Shangait, që njihet si “galeria e publicitetit Laoyangshu”.

Në letrën e tij, Xi vuri në dukje që ata si veteranë kanë ndarë eksperiencat e tyre, duke i treguar qytetarëve historinë, teoritë inovative të PKK dhe duke dëshmuar ndryshimet pozitive të qytetit të Shangait. Kjo është një gjë e rëndësishme.

Xi theksoi se qyteti i popullit ndërtohet nga populli dhe është për popullin. Shpresoj që ju të vazhdoni të tregoni sa më mirë historinë rreth jush. Gjithashtu të mobilizoni sa më shumë qytetarë të praktikojnë thellësisht konceptin e “qytetit të popullit”, të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin dhe menaxhimin e qytetit, të ndërtojnë një qytet harmonik dhe të krijojnë një jetesë të lumtur.

Gjatë vizitës në Shangai në nëntor 2019, Xi paraqiti për herë të parë konceptin “qyteti i popullit ndërtohet nga populli dhe është për popullin” duke dhënë shpresh më pas, udhëzime të rëndësishme për ndërtimin e qytetit. 

“Laoyangshu” përbëret nga kuadrot, luftëtarët, ekspertët, mësuesit dhe shembullorët me moshë të lartë, të cilët promovojnë teorive inovative të PKK-së dhe konceptin e ndërtimit të qytetit popullor. 

Ditët e fundit, ky grup promotor i shkroi një letër Xi Jinpingut, duke e informuar atë për situatat e fundit të punës dhe duke shfaqur vendosmërinë për rolin e tyre si anëtarë të PKK-së dhe dhënien e kontributit për ndërtimin e Shangait. (Jiang Lei)