foto VCG
Kina ka nxitur zbatimin e programeve të punësimit nga pushteti vendor me projekte kryesore, si edhe projektet e infrastrukturës bujqësore e rurale për të rritur punësimin, tha të hënën organi më i lartë i planifikimit ekonomik i vendit.
Në tre tremujorët e parë të vitit 2024, në kuadër të këtyre programeve u krijuan gjithsej 2.45 milionë vende pune për njerëzit me të ardhura të ulëta, duke dhënë 31 miliard juanë (rreth 4.35 miliardë dollarë amerikanë) paga, me një rritje përkatësisht 30.2 e 22.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.
Këto programe ndihme lidhur me punësimin synojnë njerëzit që kanë nevojë për punë, veçanërisht banorët ruralë të dalë nga varfëria, individët që mund të kthehen në varfëri dhe punëtorët nga fshati që janë kthyer në vendlindjen e tyre.
Komisioni theksoi që do të vazhdojë të shfrytëzojë plotësisht rolin e këtyre programeve për krijimin e vendeve të punës për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe rritjen e të ardhurave të tyre.