Kryeministri kinez do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Nënrajonit të Madh të Mekongut
2024-11-04 18:37:48

foto nga MPJ e Kinës
Samiti i tetë i Nënrajonit të Madh të Mekongut do të mbahet në Kunming të provincës kineze Yunnan nga 6 deri më 7 nëntor dhe do të kryesohet nga kryeministri i Kinës Li Qiang, bëri të ditur të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning.
Udhëheqësit e pesë vendeve të Mekongut, përkatësisht Kamboxhias, Laosit, Mianmarit, Tajlandës e Vietnamit, si edhe presidenti i Bankës Aziatike të Zhvillimit, janë ftuar të marrin pjesë në këtë samit, tha Mao.
Lajmet Kryesore
