Foto nga VCG
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh mbretit të Tongës Tupou VI, duke shprehur urime për ditën kombëtare të Tongës.
Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje që Tonga është vend i rëndësishëm në ishujt e Paqësorit dhe një mik e partner i mirë i Kinës. Qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Tonga kanë ngulur këmbë në respektimin e trajtimin e barabartë dhe në bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur zhvillim të ndjeshëm. Kina i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe është e gatshme që bashkë me Tongën të nxitë partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Tonga të ngjitet pandërprerë në një nivel të ri dhe të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt. (Jiang Lei)