foto nga MPJ e Kinës
Kryediplomati i Kinës Wang Yi dhe Takeo Akiba, sekretari i përgjithshëm i Sekretariatit të Sigurisë Kombëtare të Japonisë, zhvilluan konsultime në kornizën e mekanizmit të dialogut politik të nivelit të lartë Kinë-Japoni të hënën në Pekin, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
Ndër të tjera, Wang Yi tha se marrëdhëniet kino-japoneze ndodhen në etapën kyçe të përmirësimit dhe të dyja palët duhet të zbatojnë konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve, të ngulin këmbë në kursin e drejtë të përmirësimit të marrëdhënieve kino-japoneze dhe të formojnë marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme dypalëshe në përputhje me kërkesat e kohës. Pala japoneze duhet të ketë një njohje objektive e racionale të Kinës, të respektojë premtimet e saj politike për çështjen eTajvanit, të mbrojë në mënyrë reale bazën politike të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe të konkretizojë me veprime konsensusin e rëndësishëm që të dy vendet "duhet të jenë partnere të njëra-tjetrës e jo kërcënim", për të nxitur marrëdhënie dypalëshe të qëndrueshme dhe me ndikim të gjerë.
foto nga MPJ e Kinës
Të dyja palët premtojnë ruajtjen e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe të dialogut e shkëmbime në fusha të ndryshme dhe dhënien e më shumë sinjaleve pozitive.
Kina dhe Japonia janë të mendimit se, si dy vende fqinje me lidhje të ngushta në fushën e zhvillimit dhe me mundësi të mëdha përplotësuese ekonomike, ato nuk duhet e nuk do të "shkëputen" nga njëra-tjera, por do të nxitin bashkërisht zhvillimin normal të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të zinxhirit të furnizimit.
Duke folur për shkarkimin në det të ujërave të ndotura bërthamore të centralit të Fukushimës, të dyja palët ranë dakord të përshpejtojnë nxitjen e konsensusit politik dypalësh, si edhe konkretizimin e mëtejshëm.
Wang Yi theksoi se Kina do të vazhdojë të ndjekë me vendosmëri rrugën e zhvillimit paqësor dhe një politikë ushtarake me karakter mbrojtës, do t'i përmbahet vazhdimisht drejtësisë dhe do të parandalojë trazirat e luftën në rajon. Ai shprehu shpresën se palët e ndryshme do t'i rezistojnë bashkërisht nxitjes nga forcat e jashtme të kundërvënieve në rajon e do të mbrojnë paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit me veprime konkrete.