Kancelari gjerman Olaf Scholz/Foto nga VCG
Rrjedhja e një dokumenti që kërkon reforma të menjëhershme në Gjermani për të rivendosur ekonominë nxiti në fundjavë spekulimet për një shpërbërje të mundshme të koalicionit të Olaf Scholz, ndarjet e të cilit po dalin në dritë, shkruan ATSH.
Ky udhërrëfyes 18 faqesh i shkruar nga ministri i Financave, Christian Lindner, lider i Partisë Liberale (FDP), mbron një “pikë kthese ekonomike” për vendin.
Ato janë një sërë masash që shkojnë kundër pozicioneve të partnerëve të tij qeveritar, partisë social-demokrate të kancelarit dhe ambientalistëve.
”I publikuar në shtyp të premten, dokumenti ka të gjitha kushtet e një provokimi”, thonë e përjavshmja ”Der Spiegel” dhe e përditshmja ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Mosmarrëveshjet e koalicionit trepalësh, në pushtet që nga fundi i vitit 2021, fokusohen në zgjidhjet për të ringjallur ekonominë udhëheqëse evropiane të kërcënuar me recesion për të dytin vit radhazi.
Nga java e ardhshme janë planifikuar disa takime negociuese dhe hipoteza e një shpërthimi të koalicionit, në rast se ngërçi në diskutime, vazhdon të fitojë terren.
Kjo do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme përpara datës së planifikuar të 28 shtatorit 2025.