Rama i kërkon votën emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë e 2030 anëtare të BE!
2024-11-04 12:20:12
Foto nga RTSH
Emigrantët shqiptarë, për herë të parë, do të kenë të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm, shkruan rtsh.al.
Nga Selaniku, kryeministri socialist Edi Rama ka kërkuar votën e tyre, duke premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
“ Ti japim Shqipërisë të gjitha mundësitë që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, që jetojnë brenda familjes së përbashkët evropiane! Për të bërë të mundur që ne ta ngremë flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në oborrin e BE në Bruksel këtë dekade ”, tha Rama.
Lajmet Kryesore
