Kinë: Lidhjet e internetit të gjërave pritet t'i kalojnë tre miliardët sivjet
2024-11-04 18:31:21

foto VCG

foto VCG

Lidhjet e internetit të gjërave në Kinë pritet t'i kalojnë 3 miliardët këtë vit, sipas një libri të bardhë mbi ekonominë digjitale të lidhur plotësisht dhe në mënyrë inteligjente, të publikuar të dielën në Konventën Botërore të Internetit të Gjërave (WIOTC) për vitin 2024. 

Interneti i gjërave është një infrastrukturë thelbësore që përdor teknologjitë e gjurmimit dhe komunikimit të rrjetit për të mundësuar lidhjen kudo midis njerëzve, makinave e gjërave. Ajo ofron shërbime të tilla si perceptimi, transmetimi dhe përpunimi  i informacionit. 

Të dhënat tregojnë që, deri në fund të korrikut 2024, numri i përgjithshëm i stacioneve bazë të komunikimit të lëvizshëm në mbarë vendin arriti në 11.93 milion, duke krijuar aftësi të diferencuara qasjeje për të përmbushur nevojat e ndryshme të aplikimit të industrive të ndryshme. Deri në fund të gushtit 2024, numri i përdoruesve fundorë të internetit të gjërave ishte 2.565 miliardë. 

He Xuming, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të WIOTC-së, duke folur në WIOTC 2024, Pekin, Kinë. / CMG

Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të WIOTC-së He Xuming theksoi se Kina ka marrë një rol udhëheqës në zhvillimin e infrastrukturës globale të internetit të gjërave dhe inovacionin ekonomik digjital. Sivjet në Kinë parashikohet që do të ndërtohen mbi 4.3 milionë stacione bazë 5G për të mbështetur internetin e gjërave, ndërsa numri i lidhjeve të internetit të gjërave do t'i kalojë tre miliardët. 

Kina është bërë ekonomia e parë e madhe në botë që ka më shumë lidhje të lëvizshme të internetit të gjërave se numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme të saj dhe ka ndërtuar infrastrukturën më komplekse e më të përparuar të rrjetit në botë. Sipas të dhënave, vëllimi vjetor i ekonomisë digjitale të Kinës parashikohet t'i kalojë 70 trilionë juanët (9.84 trilionë dollarë), me një normë rritjeje që i tejkalon 20 për qind. Pothuajse një milion ndërmarrje janë tani të pajisura për ekonomitë e përparuara digjitale. 

foto VCG

Konventa Botërore e Internetit të Gjërave (WIOTC) për vitin 2024/ foto VCG

Vitet e fundit, vendet anembanë botës i kanë dhënë rëndësi të madhe zhvillimit të industrisë së internetit të gjërave, dhe qeveritë e tyre kanë shpallur politika për të nxitur kërkimin, zhvillimin dhe aplikimin. Sipas librit të bardhë të publikuar në WIOTC 2024, numri i lidhjeve globale të internetit të gjërave pritet t'i kalojë 25 miliard këtë vit.