Takimi me emigrantët shqiptarë në Selanik, kryeministri Rama: Greqia, partner i pazëvendësueshëm
2024-11-04 10:36:25

Foto nga RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka konsideruar Greqinë një partner të pazëvendësueshëm. Gjatë një takimi të dielën me emigrantët shqiptarë në Selanik, kreu i qeverisë shqiptare tha se Greqia, sëbashku me Italinë dhe Turqinë, janë “brinjët e trekëndëshit strategjik” të politikës së jashtme shqiptare.

“Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj! Sot jeni shqiptarë të Evropës njësoj si grekët që vijnë ”,  u tha ai emigrantëve shqiptarë gjatë takimit.

Kryeministri bëri me dije po ashtu si do të firmoset një kontratë me shtetin grek për të bërë të mundur që 8 mësues të gjuhës shqipe, t'i mësojnë fëmijët në vend të gjuhës shqipe.

“ Janë këtu në Selanik 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të gjuhës shqipe me të Ministrisë së jonë dhe Arsimit do të lidhë një kontratë pune për t'i mësuar gjuhën shqipe të vogëlushëve shqiptarë të Greqisë ”, deklaroi Rama.