Përmbytjet në Spanjë, gruaja shpëtohet pas tre ditësh e bllokuar në makinë
2024-11-04 11:02:30
Foto nga VCG
Mediat në Spanjë raportojnë se një grua u shpëtua pas tre ditësh e bllokuar brenda makinës së saj, shkruan panorama.al. Tuneli në të cilin u gjet gruaja lidh Benetússer-in me Alfafar, dy zona të prekura rëndë nga stuhitë e fundit. Gazeta Las Provincias raporton se pas përfundimit të shpëtimit, gruaja u dërgua në spital për ndihmën e parë. Ngjarja e cilësuar si një “mrekulli”, ka prekur komunitetin lokal.
Përmbytjet katastrofike që morën jetën e më shumë se 200 personave në Spanjë, kanë gjunjëzuar mbarë vendin. Kryeministri i vendit Pedro Sanchez, nxorri në terren mbi 10 mijë specialistë nga ekipet e shpëtimit dhe nga policia për të monitoruar situatën dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.
Lajmet Kryesore